Tirana përfshihet në operacionin ndërkombëtar kundër piratëve të informatikës

502
Një operacion ndërkombëtar kundër piratëve të informatikës është ndërmarrë mes Europol, FBI-së dhe policisë së shtetit.
Operacioni është kryer në 36 shtete njëkohësisht më 3 dhjetor 2015, në orën 13:00
“Duke koordinuar veprimet nëpërmjet EUROPOL-it, në datë 3 dhjetor 2015 në orën 13:00, u bë ndërhyrja në të njëjtën kohë në 36 shtetet pjesmarrëse në këtë operacion, duke nxjerrë jashtë funksionit serverat, të cilat ishin objekt hetimi.
“Gjatë hetimeve janë ekzaminuar të dhënat e gjetura nga viruset “Dorkbot malware” dhe janë identifikuar 1.427 ndërhyrje, me shtetas të prekur në 225 shtete në mbarë botën, si dhe 475.532 IP të infektuara nga këto viruse” informon policia në kuadër të operacionit “Dorkbot malware”
Operacioni 
Operacioni ndërkombëtar “Dorkbot malware”, u organizua në bashkëpunim me EUROPOL dhe FBI-në, Sektori për Krimet Kompjuterike në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, si edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Procedimi penal u regjistrua për veprat penale të “Ndërhyrjes në sistemet kompjuterike” dhe “Keqpërdorim të paisjeve”, të parashikuara nga nenet 293/c dhe 293/ç të Kodit Penal.
Sigal