Tirana pa ujë/ Ja çfarë thotë UKT

596
Ndërkohë që çmimi është rritur, qytetarët e Tiranës tashmë do të duhet të përballen dhe me mungesën e ujit të pijshëm në shtëpitë e tyre.
Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka njoftuar se Tirana do të vuajë mungesën e ujit të pijshëm gjatë mbrëmjes së sotme në disa zona të saj.
Zonat e prekura do të jenë: Sauk- Senatorium, Liqeni i Thatë, Tiranë e Re, Shkozë, Komuna e Parisit, Rruga e “Elbasanit”, Rruga “Tre Vëllezërit Konti”.
Kjo ndërprerje vjen për shkak të punimeve që OSHE po kryen në linjën e Stacionit të Qafmollës.
Sigal