Tirana do të testojë autobusët elektrikë

615
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se krahas investimeve në infrastrukturën rrugore, Bashkia e Tiranës po i kushton një vëmendje të madhe edhe transportit publik. Ai tha dje se shumë shpejt Bashkia e Tiranës do të nisë testimin se si do të funksionojnë mjetet elektrike të transportit publik. “Po investojmë tek rrugët, por edhe tek mjetet e reja të transportit. Sapo kemi konfirmuar që këtë vjeshtë Tirana të jetë qyteti ku do të testojmë autobusët elektrikë për herë të parë, për të parë se si përgjigjen me parametrat e rrugëve të Tiranës, të motit, të temperaturës dhe të distancave të linjave tona. Me të kaluar me sukses periudhën e testimit do të bëjmë porositë për t’u siguruar që Tirana është avangardë në Evropën Juglindore, kur vjen puna edhe tek cilësia e transportit, por sigurisht edhe tek infrastruktura që na mundëson transporti”, bëri të ditur Veliaj.
Sigal