Thyhet zyra elektorale e PD-se ne Shkodër, vidhet një kompjuter

501
Është një veprim me prapavijë politike, kështu e cilëson Kryetari I PD-së shkodër Ramiz Çobaj thyerjen dhe vjedhjen e zyrës elektorale nr. 5 të Grupseksionit nr. 3 e cila ndodhet në zonën industrial të Shkodrë. Në prononcimin e tij për media, Kryetari Çobaj u bëri thirrje partive kryesore të maxhorancës PS e LSI-së të vetëpërmbahen dhe të distancohen nga akte të tilla të dhunëshme:
“Ndodhemi tek zyra numër 5 të grupseksionit nr3. Mbrmë natën ka ndodhur një ngjarje që në pamje të parë nuk duket aq e rëndë po faktikisht është shumë e rëndë. Është thyer zyra elektorale. Sic e shihni këtu në katin e dytë. Është marrë një kompjuter dhe disa evidence dhe lista. Gjëja e parë që të bie ndërmend është se shpreson njeriu që është një krim ordiner, por unë them që është komplet politike sepse kompjuteri ka qenë me passëord, kanë marrë kompjuterin dhe disa dokumenta, lista, kanë dashur të dijnë për punën që po bëhët këtu.
 Dhe unë shfrytëzoj rastin ti përshëndes për punën e mirë që po bënë grupseksioni nr. 3 dhe seksioni I kësaj zone. Unë mendoj që kjo ngjarje ka prapavijën e saj politike dhe gishti e vendosi pikërisht tek simpatizantët e maxhorancës, të PS-së dhe LSi-së. Unë ju bëjë thirrje këtyre dy forcave politike të vetë përmbahen dhe të distancohen nga aktet e dhunëshme të këtij tipi duke dal publikisht dhe duke u distancuar jo vetëm për këto raste por edhe për raste tjera të cfardo forme që po shfaqen tek tuk. Por me qëllim që të mos prishim atmosferen e fushatës paraelektorale nuk I kemi denoncuar deri tani por meqense po shtohen ne do I denoncojmë ditë për ditë”. Përfundoj Kryetari I PD-së Shkodër Ramiz Çobaj.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me vendosjen e banderolave dhe flamujve të PS-së dhe kandidatës së maxhorances Çobaj u shpreh:
“Ka tre ditë që ne e kemi denoncuar këtë rast, jeni ju që na keni ndihmuar në këtë fakt dhe ju falenderoj, që na keni mbështet në këtë në këtë shqetësim tonin. Kemi kërkuar nga Bashkia marrjen e masave, kemi kërkuar ndihmë edhe nga ju, kemi kërkuar edhe nga KQZ-ja, që të ndërhyjë. Faktikisht jo vetëm që nuk u ndërhy por mbrëmë për gjithë natën u shtuan në kundërshtim me ligjin flamujt dhe banderolat. Si gjithmonë, ata e kanë për traditë, punët e kqija I bëjnë natën edhe kësaj radhe I kanë bërë natën”.
Sigal