Sigal

Arrestohet ne Tiranë menaxherja e një qendre masazhi.

Ndërkohë që policia bën të ditur se është shpallur në kërkim administratorja e të njëjtës qender maszhi.

Ato akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë- Finalizohet operacioni policor i koduar “Extra Service 2” nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në D.V.P. Tiranë.
Arrestohet menaxheria e një qendre masazhi për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe shpallet në kërkim administratoria.

Procedohen në gjëndje të lirë dhe tre punonjëse të qendrës së masazhit.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Extra Service 2”, bëri arrestimin e shtetases :

– R. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, menaxhere e një qendre masazhi në kryeqytet.
Si dhe u shpall në kërkim administratoria e qendrës së masazhit, shtetasia :

– A. T., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.
Këto shtetase vinin në dispozicion ambientet e qendrës së masazhit për të ushtruar prostitucion nga vajzat e punësuara të cilat iu ofronin klientëve meshkuj shërbime “Extra” kundrejt pagesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan :

– 7 aparate celualar dhe 1 bllok shënimesh
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetaseve R. M., dhe A. T., për veprat penale  “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.