Thirrje e hapur, S.O.S, për një monument kulture me vlera arkitekturore dhe historike

689
Ilir Sopoti
Monument kulture i kategorisë së dytë, ish ndërtesa e radio Tirana të vjetër, ish ndërtesa e Institutit të Kulturës Popullore, rruga kont Urani, pranë kryqëzimit të Rrugës së Kavajës me Rruga Kont Urani rrezikohet të shembet apo digjet nga zjarri si shumë ndërtesa të tjera monument kulture në Tiranë dhe në Shqipëri nga vandalizmi i betonit dhe kafshëve të pangopura për fitime dhe pastrim parash.
Fat të keq duke zhdukur vlera dhe monumente kulture në Tiranë kanë pasur një vilë në kompleksin e ish ambasadës jugosllave në rrugën e Durrësit që u la të shkatërrohet dhe digjet me siguri qëllimisht për të ndërtuar pallate dhe sot lali Eri ka dhënë leje dhe atje po ndërtohet pallat por nuk dihet nëse ka respektuar vijën e ndërtimit të pallatit të kohës së Enverit apo jo. Po në anë të saj duke futur të banojnë familje rome ndoshta të paguara apo jo qëllimisht për ta rrënuar atë vile dykatëshe që të bëhet edhe ajo pallat . Shikohet se në çfarë gjendje të mjeruar ka arritur sot me trarë të shembur dhe dy copë tjegulla në çati. E djegur ndërtesa e ish Ministrisë së Bujqesisë të qeverisë së parë në rrugën Qemal Stafa te pazari i ri etj.
Meqë lali Eri ka dhenë dy leje ndërtimi në këtë zonë për pallate 9 katësh kur rruga është apo nuk është me tre korsi për makina (rruga kont Urani dhe rruga tjetër pingul) ndoshta ky objekt monument kulture bëhet pengesë për të ndërtuar në atë zonë apo të zotët e asaj ndërtese janë shumë bashkëpronarë dhe nuk merren vesh me njëri tjetrin apo nuk kanë para ta riparojnë apo shteti nuk ju miraton projektin apo??? Shikohet se prej shumë kohësh menjeherë pas lirimit të asaj para 3-4 vjetësh nga Instituti i Kulturës Popullore kësaj ndërtese i janë shkulur disa dyer dhe dritare (edhe nga krahasimi i fotove të vitit 2013 me ato të vitit 2017) dhe me sa duket po punohet për rrenimin e saj gradual për ta hequr pastaj nga lista e monumenteve të kulturës. Uroj të jem i gabuar, por pak para disa javësh aty janë futur një apo disa familje rome që të banojnë dhe mua më shkon mendja te dy vilat dykatëshe të kompleksit të ish ambasadës jugosllave që u dogjën dhe po bëhet pallat njëra dhe tjetra po shembet gjoja vetë gjë që është e papranueshme dhe e pamundur dhe bëhet me siguri për të bërë një pallat tjetër aty. Ndoshta edhe kjo familje rome futur në ndërtesën e ish Institutit të Kultures Popullore mund të jetë e specializuar për të bërë këtë punë në këtë ndërtëse gjë që uroj të mos jetë e vërtetë. Sepse këtu loja është me ligjin që nëse ndërtesa digjet apo shkatërrohet në disa raste ajo mund të vendoset të bëhet siç ishte. Prandaj i bëj thirrje të hapur për ndërhyrje të menjëhershme Degës së Monumenteve të Kulturës Tiranë dhe Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të kulturës Durrës, Institutit të monumenteve të kulturës, Ministrisë së Kulturës, Kryeministrit, Kryetarit të Bashkisë Tiranë që të ndërhyjnë urgjentisht në zbatim të ligjit “Për trashëgiminë kulturore” dhe të hartojnë brenda këtij viti projektin për riparimin e kësaj ndërtese me vlera të shquara arkitekturore dhe historike, të miratohen fondet dhe vitin që vjen të fillojë të riparohet kjo ndertesë kaq e bukur dhe të mos humbin këto vlera Tiranës dhe Shqipërisë duke u zëvendësuar nga vandalet e betonit me pallate të shemtuara të mbuluara me pllaka dhe ballkone franceze apo pa ballkone apo me ballkone llozhe siç ka dalë prej disa vitesh moda e shëmtuar e ndërtimit të pallateve në Tiranë etj. Gjithashtu i bëj thirrje çdo biznesmeni apo biznesi privat që mund të kontribuojë për riparimin e kësaj ndërtese dhe ruajtjen e vlerave të saj. Por gjithashtu ngul këmbë që të mos bëhet një riparim që të ndryshojë pamjen dhe vlerat e saj arkitekturore, të mos ketë ndërhyrje në strukturë, apo të bëhet nga e para me beton siç është bërë me vilën prapa Lidhjes së Shkrimtarëve që filloi si riparim monumenti kulture dhe përfundoi duke u bërë nga e para me bodrum dhe kontruksion betonarme që nuk është më e bukur por e shëmtuar, apo si vila dykatëshe e madhe e riparuar pa kritere dhe me ndryshime në strukturë e ish- ambasadës jugosllave apo si shëmtimi i Ministrisë së Brendshme, Bashkisë, Ministrisë së Bujqësisë, Kryeministrisë etj. Apo si riparimi i vilës së beut Eqerem Bej Vlora në Vlorë etj.
Kjo vilë mund të bëhet dhe të jetë një vilë edhe më e bukur se vila Padam dhe është me konstruksion tulle dhe çati me tjegulla të reja. Lutem të gjithë personave përgjegjës të veprojmë urgjentisht dhe të mos lejojnë të vandalizohet dhe zhduket kjo vlerë e madhe për qytetin e Tiranës. S.O.S.
Sigal