Thikë në fyt sportelistes, grabiten lekët tek posta në Laprakë

658
Pasditen e sotme në Tiranë është grabitur filiali i Postës në zonën e Laprakës.
Policia njofton se rreth orës 15:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, tek blloku Gintash, në postën Nr.7, një person akoma i paidentifikuar dyshohet se i kanë marrë nën kërcënimin e një thike rreth 30 000 lek punonjëses së sportelit të postës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit
“Janë ngritur pika kontrolli e po vijon krehja e zonës, si dhe po punohet për sekuestrimin e pamjeve filmike”, njofton policia.
Sigal