“Thesari”, 2 vjet burg ish-zyrtarit të BSH, sot vendimi për Golemin

148
TIRANE – Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1.9 vjet burg Petrit Ramohitajn, ish-Përgjegjësin e arkës për veprim në Bankën e Shqipërisë i akuzuar për “shpërdorim detyre” në skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit.
Në seancën e sotme, gjykava vendosi të dënojë me burg Ramohitajn, teksa më parë togat e zeza kanë pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar si dhe veçim të procesit gjyqësor.
Po ditën e sotme gjykata e Tiranës do të marrë vendim edhe për ish-Kryeinspektoren Elivar Golemi e cila gjithashtu gjykohet në një proces të veçuar, ndaj së cilës rëndon po akuza e “shpërdorimit të detyrës”.
Procesi gjyqësor ndaj ish-zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë është ndarë në 3 procese nga ana e Gjykatës së Tiranës. Më 19 shkurt të këtij viti Gjykata dënoi në total me 11.1 vite ish-10 zyrtarë të BSH, ku secili prej tyre nuk do të kryejë më shumë se 1.6 vite burg, mes të cilëve edhe ish-Drejtori i Emisionit të Parasë Dorian Çollaku.
Ish-zyrtarët u vunë nën akuzë për shpërdorim detyre në lidhje me skandalin që shpërtheu në korrik të vitit të shkuar në institucionin më të lartë financiar në vend me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në Linzë.