“The Telegraph”: Shqiptarët kërkojnë të futen në Angli nëpërmjet Spanjës, 3 herë më shumë emigrantë se vitin e kaluar

829
Frekuentimi në rritje i rrugës spanjolle së emigrantëve ka bërë të kapen 3 herë më shumë imigrantë të paligjshëm se vitin e kaluar në portin britanik, shkruan “The Telegraph”.
Shifrat tregojnë se gjatë 9 muajve të këtij viti, zyrtarët kanë kapur 1251 persona që janë përpjekur të hipin në tragete që shkojnë drejt Portsmouth, Hampshire, krahasuar me 463 persona që janë kapur gjatë gjithë vitit 2016.
Kompania “Brittany Ferries”, e cila vepron në linjën detare nga Bilbao (Spanjë) në Portsmouth (Britani e Madhe), ka bërë thirrje për rritje të sigurisë portuale për të ndaluar kundravjtësit që përpiqen të hipin në mënyrë të paligjshme në anije.
Një zëdhënës i “Brittany Ferries” tha se shumica e të përfshirëve janë meshkuj të rinj me kombësi shqiptare, të cilët janë të “mirë-organizuar” dhe e shënjestrojnë në mënyrë të vazhdueshme perimetrin e portit në Bilbao.
Çdo javë, “Brittany Ferries” ofron dy udhëtime ndërmjet Portsmouth dhe Bilbao. Gjithashtu kompania ofron edhe një shërbim transporti mallrash nga Bilbao në Poole (Britanie Madhe).
“Brittany Ferries” bën të ditur se gjatë 2 javëve të para të këtij muaj janë kapur 99 persona në nga personeli i portit në Bilbao ose në Portshmouth apo Poole.
Zëdhënës i “Brittany Ferries” shtoi: “Bilbao mbetet një shënjestër tërheqëse për bandat kriminale.”
“Në Santander (qytet në Spanjë), ata që kapen shpesh në zonën portuale dërgohen në një qendër në Madrid, përpara se të deportohen”.
“Në Bilbao, hyrja pa leje në port trajtohet si një shkelje administrative dhe kundravajtësit thjesht lihen të lirë për të provuar përsëri”.
Muajin e kaluar, gazeta spanjolle “El Pais” raportoi se një shkak madhor në rritjen e numrit të të kapurve ishte prishja e të ashtuquajturës “Xhungla e Calais (Francë)”, ku shumë të huaj kishin ngritur kampe.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike (Home Office) tha: “Duke punuar me autoritetet partnere të rendit si brenda ashtu edhe jashtë vendi, ne përdorim shkëmbimin e të dhënave për të mbajtur kufijtë tanë të sigurt”.
“Gjithashtu, ne kemi investuar në teknologji dhe jemi duke punuar me operatorët portualë për të përmirësuar kontrollin dhe veprimin ndaj mbërritjeve të paautorizuara”.
Kreu i Këshillit Bashkiak të Portsmouth, Donna Jones, tha: “Jemi mirënjohës për përpjekjet e bëra nga “Brittany Ferries” dhe policisë kufitare për rritjen e sigurisë nëpër porte, duke garantuar që njerëzit të mos hynë në mënyrë të jashtëligjshme në Mbretërinë e bashkuar”.
“Këshilli ka përgjegjësinë për t’u kujdesur për fëmijë të pashoqëruar që kërkojnë azil politik, kështu që kush hyn në ven në mënyrë të paligjshme, pa një nevojë të mirëfilltë për të azil, vendos një barrë shtesë në burimet tona financiare tashmë të kufizuara”.
Sigal