“The Sun” ironi me punën e Bashkisë së Tiranës

575
Prestigjiozja britanike “The Sun” ka publikuar një artikull ku sipas saj, aty do të gjeni 16 foto që inatosin perfeksionistët. Në plan të parë duket sikur çdo gjë është në rregull, por nëse i shikon më vëmendje fotot e përmbledhura në këtë artikull të inatosin. Por, në këtë përmbledhje, nuk kishte si të mungonte një foto nga Tirana, gjë e cila kuptohet edhe nga targa e një makine në foto. Bëhet fjalë për pemët të cilat janë mbjellë në trotuar dhe jo në vendin e duhur, shkruan ‘Express’. “Kopshtarët duhet të kenë qenë të pirë kur i kanë mbjellë këto pemë”, është ky mbishkrimi ironizues që bën The Sun.
Sigal