The Economist: Shqipëria është një rrëmujë

129

Revista prestigjioze ‘The Economist’ i ka dedikuar një shkrim situatës politike në Shqipëri.

Artikullin e publikuar ditën e djeshme, ajo e nis me pankartat që kanë qenë kryeqendër e protestave opozitare dhe parullën kryesore: “Rama Ik!”

Artikulli i titulluar: “Shqipëria është një rrëmujë” veçon dhe flamurët kombëtarë, amerikan dhe evropian si dekor i protestave opozitare.

“The Economist” citon kreun e opozitës Lulzim Bashën në pretendimin e tij se ai nuk do të lejojë që Shqipëria të rrëshkasë në diktaturë sërish.

Po në këtë artikull, “The Economist” pasqyron dhe historikun e Shqipërisë në tentativat e saj për t’u futur në BE, ku thekson se edhe pas marrjes së rekomandimit nga progres-raporti i KE-së, Shqipëria nuk e mori miratimin e vendeve anëtare për çeljen e negociatave.

Këtu “The Economist” ka cituar kryeministrin Rama duke thënë se ai është shprehur që pjesë e këtij vendimi negativ kanë qenë qeveritë e vendeve populiste që janë kundër zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.