Thatësira, OSHEE: Fondet e investimeve për të blerë energji

596
OSHEE thotë se vendi nuk rrezikon të përballet me krizë të furnizimit me energji elektrike. Përveç thatësirës në kaskadën e Drinit, situata tranzitore me ministrat teknikë po mban të bllokuar një fond që Banka Botërore ka vënë në dispozicion të Korporatës Elektro-Energjetike për të blerë energji në kushtet e vështirësive hidrike si aktualisht.
Por OSHEE thotë se mund të përballojë me fondet e saj blerjen e sasisë së energjisë që nevojitet.
“Si rrjedhojë e politikës së fortë dhe strikte financat janë përmirësuar si rrjedhojë e kësaj nuk kemi nevojë ti drejtohemi buxhetit të shtetit apo të marrim overdraft dhe kredi të ndryshme, me financat e kompanisë do të mbulohet edhe kjo blerje”, shprehet Elton Sevrani, Divizioni Tregtar i OSHEE.
Por kjo situatë e ka një kosto, sidomos në kushtet kur i gjithë rajoni po përjeton të njëjtën situatë dhe kërkesa për energji është e lartë.
“Janë periudha që reflektojnë çmime të larta, siç janë periudhat e fundvitit ku edhe kërkesa për energji është e lartë”, shprehet Sevrani.
Për këtë arsye, Këshillit Mbikëqyrës i duhet të rialokojë fondet e parashikuara për investime për t’i përdorur për blerje të energjisë.
“Kemi një fond prej 23-24 mln eurosh që rialokohet nga investimet kundrejt blerjes së energjisë, nuk mund të themi që mund të vazhdojë në përjetësi por shpresojmë të kemi një përmirësim, shpresojmë që këshilli ministrave të aplikoje një vendim që kesh të përdorë fondin e Bankës Botërore me qëllim blerjen e energjisë”, shton Sevrani.
Niveli në liqenin e Fierzës ka zbritur në 272 m ndërsa prurjet janë tejet të ulëta. Korporata po prodhon për nevojat e OSHEE-së duke shfrytëzuar vetëm sasinë
Sigal