Thaçi dhe Çollaku në Norvegji, takohen me kryediplomatin Borge Brende

429
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku ndodhen në Oslo të Norvegjisë ku do të marrin pjesë në Forumin e Oslo s, i cili flet për vendosjen e paqes globale. Gjatë ditës, Thaçi, së bashku me Ҫollaku, kanë zhvilluar një dreke pune me Ministrin e jashtëm të Norvegjisë Borge Brende dhe ekipin e tij. “Gjatë ditës, së bashku me Ministrin Bekim Ҫollaku, pata edhe një dreke pune shumë përmbajtësore me Ministrin e jashtëm të Norvegjisë Børge Brende dhe ekipin e tij. Shtjelluam shumë çështje që ndërlidhen me progresin në Kosovë, rajon si dhe sfidat globale që brengosin dy shtetet, si lufta kundër ekstremizmit. Norvegjia ka dhënë dhe po jep ndihmë masive dhe përkrahje politike për Republikën e Kosovës me vite të tëra. U pajtuam për veprime të përbashkëta në disa fusha, përfshi anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, shkruan Thaçi në Facebook.
Sigal