Terrorizuan Durrësin duke qëlluar me automatik, në pranga dy të rinj

462
Sigal

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

L.B., 21 vjeç, K.P.,19 vjeç, si dhe filloi procedimi penal për shtetasin e mitur A.K.,17 vjeç , banues në lagjen Nr.15, Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët  se këta shtetas në “Portoromano”,  ishin duke qelluar me armë zjarri në ajër .

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.