Terrorizoi banorët në Fier, pranga pronarit të pikës së gazit që shpërtheu në flakë

418
Sigal

Një ditë pas shpërthimit në një pikë furnizimi me gaz në Portëz, Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë së qytetit arrestuan shtetasin me inicialet S.M., 62 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në pikën e furnizimit me gaz të automjeteve në fshatin Portëz, në pronësi të këtij shtetasi, ka rënë zjarr dhe si pasojë ka pasur shpërthim, ku janë dëmtuar banesa e godina përreth.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radiokative” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” e mbetur në tentativë.