Tërmeti prej 5.1 ballë i shkallës rihter ka shkaktuar mjaft panik gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Shumë nga emisionet televizive kanë qenë duke u regjistruar ose live në ekrane. Një video që tregon sesa janë ndjerë lëkundjet e tërmetit e ka publikuar edhe moderatori Florian Agalliu.

Në këtë video shohim sesi gjatë xhirimit të emisionit “Në shtëpinë tonë” janë ndjerë lëkundjet e forta duke bërë që të rrëzohen enët e kuzhinës. Gjithashtu shohim sesi moderatorit ndihmon të ftuarën për të dalë të dy nga studio.