Tërmeti që po… ndërton!

593
Flet kryebashkiaku i Tepelenës: Ne punojmë, qeveria na mbështet, banorët na vlerësojnë për zgjidhjet dhe shërbimet që u ofrojmë
Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, kërkesës sonë për një intervistë me rastin e 74-vjetorit të çlirimit të Tepelenës, iu përgjigj shkurt: “Ne punojmë, qeveria na mbështet, banorët na vlerësojnë për zgjidhjet dhe shërbimet që u ofrojmë, bashkia është “shtëpi” e të gjithëve, detyrimi ynë është që të përmbushin detyrimet ndaj banorëve, mbasi jemi pasardhës të atyre që nderohen, jo vetëm më 15 Shtatorin e Çlirimit, por përherë, duke pasur në krye të “tavolinës së nderit” veteranët e Luftës dhe familjet e dëshmorëve!” Në fakt, ky drejtues bashkie “babaxhan” është modeli “popullor” i qeverisjes efiçente vendore të këtyre 27 viteve në Tepelenë, që ka dhënë provën e plotë, se di të bëjë ato punë që do populli, që i duhen zonës e që i shërbejnë çdo moshe! Dhe ia ka dalë mbanë e mbarë kësaj lloj qeverisjeje, mbasi, sipas Tërmet Peçit, qeverisja vendore nuk është kapardisja dhe zyra, kapadaillëku dhe demagogjia, por plotësimi i atyre kërkesave jetike që kanë banorët, vlerësimi dhe trajtimi me zgjidhje edhe i çdo “yçkle” apo “nopranllëku” që kanë individë e grupe të caktuara sociale! Punët e këtij kryebashkiaku, po i përmbledh me vlerësimin e bërë prej shumë banorëve: – “Tërmeti si dukuri natyrore, në 100 vitet e fundit na ka krijuar në disa raste panik dhe shkatërrim, ndërsa kryetari Tërmeti Peçi, kryebashkiaku që kryeministri Rama e admiron dhe e vlerëson aq shumë për idetë dhe prakticitetin e tij në drejtimin eficient të punëve të zonës, vetëm… po na ndërton, po riparon edhe shkatërrimet që kanë bërë paraardhësit e tij që drejtuan me mantel partiak”. Prej 74 vitesh, tepelenasit jetojnë në liri, ndërsa prej 74 muajsh drejtim të qeverisjes vendore prej Tërmet Peçit, po përjetojnë e po shijojnë rindërtimin e qytetit në mënyrë graduale e sipas një plani zhvillimi rehabilitues, ‘rilindja urbane” dhe social-ekonomike e zonës, ka shkuar e po ndihet edhe në krejt qendrat e banuara të përfshira në “hartën” e Bashkisë së Tepelenës nga Kurveleshi, në Matohasanaj, në Bënçën e Abaz Shehut, në Salarinë e Selam Musait, në Hormovë, në Luzat e Lekël, në Peshtanin e Trifon Xhagjikës, në Dragotin e Sten Dragotit dhe në Beçishtin e Ali Pashës e deri në Mezhgoranin, ku “Heroi i Popullit” Asim Zeneli, dha jetën për çlirimin e zonës! Punët që janë bërë në këto 6 vite të drejtimit të bashkisë prej Tërmet Peçit, dëshmojnë për një fakt: Është një bashki me shtrirje të madhe gjeografike, por që i është gjendur “ustai” që di të punojë, që di të dëgjojë, të “zbulojë” e të vlerësojë hallet e banorëve, qofshin ata edhe me “shark çobani”!
Sigal