Tërmeti, Lorik Cana në SHBA, për një natë mbledh 60 mijë $ për të prekurit nga tërmeti

176

Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ndodhet në SHBA me një mision shumë të rëndësishëm. Këtë udhëtim ai e kishte planifikuar shumë ndryshe, por pas tërmetit mori një qëllim tjetër.

Cana ka filluar të mbledhë fondë për njërëzit që kanë ngelur në qiell të hapur, pas shembjes së shtëpive të tyre gjatë tërmetit të datës 26 nëntor.

Sigurisht ka pasur anulime të mbrëmjeve, por shoqatat kryesore kanë vazhduar të mbledhin njerëzit me të njëjtin simbol dhe amur, jo më në formë gëzimi për të festuar, por në formë mbështjeje. Dhe besoj ka qenë mënyra e duhur”, është shprehur Cana për “Zërin e Amerikës”.

Ai tregoi se brenda një ditë ka arritur të mbledhë rreth 50-60 mijë dollarë. Gjithashtu Cana i bën thirrje të gjithë grumbulluesëve të donacioneve të bëjnë kujdes me menaxhimin e tyre.

 “Dhe ne i kemi inkurajuar njerëzit që të vazhdojnë dhe të japin donacione në këto ditë dhe në javët në vijim aq sa munden”, përfundoi ai.