Tërmeti iu dëmtoi pallatin, protestojnë banorët e lagjes nr.5 në Durrës: Ndërtuesi vdiq dy muaj më parë, s’dimë ku të drejtohemi

207

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit me magnitudë 6.4 të shkallës rihter ka lënë pa banesa qindra qytetarë, në Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë, Laç e shumë vende të tjera.

Mes shumë banorëve që i ka kapluar trishtimi, disa për humbjen e njerëzve të tyre të dashur, e disa pasi pasuria e tyre mbeti nën rrënoja, 60 familje të një pallati në Durrës janë ngritur në protestë.

Bëhet fjalë për disa banorë të lagjes nr.5, pallati të cilëve është dëmtuar nga tërmeti.

Sipas banorëve, inspektorët e bashkisë pas inspektimit kishin vendosur një shirit të kuq në pallatin e tyre, duke mos i lejuar të hynë brenda, ndërsa ata shprehen se dinë se ku të drejtohen për zgjidhen e situatës.

“Inspektorët vendosën shiritin që të mos banojmë. Nuk dimë ku të shkojmë dhe kujt t’i drejtohemi. Ndërtuesi i pallatit ka vdekur 2 muaj më parë”, thanë protestuesit.