Tërmeti/ Ishin shpallur në kërkim, katër nga nëntë persona ia mbathën në Itali. Dy ndërtues dhe një inxhinier fshihen në Tiranë

446
Sigal

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e Prokurorisë për banesat e shembura pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës, i cili shkaktoi 51 viktima.

Mësohet se katër nga nëntë personat e shpallur në kërkim, të cilët akuzohen se janë përgjegjës për jetët e humbura, një ditë para se ta mësonin masën që ishte marrë ndaj tyre ishin larguar për në Itali.

Për të bërë të mundur kapjen e tyre, autoritetet shqiptare kanë vënë në dijeni homologët italianë, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e të shpallurve në kërkim.

Ndërkohë që në Shqipëri vijojnë operacionet për kapjen e tre të kërkuarve të tjerë që fshihen në kryeqytet. Dy ndërtues dhe një inxhinier janë lokalizuar në Tiranë dhe po punohet për kapjen e tyre.

Hetimet vazhdojnë me të njëjtat ritme edhe nga Prokuroria e Krujës, e cila gjithashtu ka shënuar disa persona përgjegjës për jetët e humbura, mes tyre ka edhe funksionarë publikë.

Personat e shpallur në kërkim

1. Arben Qato pronar i Vila Palma

2. Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)

3. Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit

4. Artemis Malko punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit

5. Artur Cela, ish-drejtori i INUV

6. Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës

7. Artur Terziu, pronari i ‘Bar Barons’

8-9. Dy ndërtuesit e banesës së familjes Lala në Kënetë.