Termeti goditi linjat e tensionit, ja ku u stakua energjia

610
Sigal

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion në lidhje me dëmtimet e konstatuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë. Sipas të dhënave të grumbulluara deri në orën 12:30 nga Qendra Kombëtare Operacionale e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, janë raportuar 7 raste dëmtimesh.

Rënia e një catie në një banesë të braktisur, njësia administrative Manzë

Në Yrshek, Kashar i është çarë muri i një banese

Në Marqinet, Bashkia Vorë, raportohet dëmtimi i catisë së një banese.

Në lagjen Dyl Haxhire Myzyri, pallati nr. 8 ka plasaritje të mureve.

Njësia Cudhi, Bashkia Krujë është plasaritur një banesë.

Fshati Brret, Bashkia Krujë një banesë e plasaritur.

Plasaritje e një supermarket në lagjen 17, Bashkia Durrës.

Ministria thotë se nga verifikimet e deritanishme në qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat dhe Kukës nuk ka raportime për dëme materiale. Fatmirësisht nuk ka as persona të lënduar. Ministria e Mbrojtjes deklaroi zyrtarisht se tërmeti ishte me intensitet 6 ballë me magnitudë 5.1. Epiqendra e tërmetit ishte në Hamallaj.