Tërmetet në Kukës e Peshkopi. Reagon edhe Ministria e Mbrojtjes

578
Sigal

Ka qenë ora 13:38 minuta kur zonat e Kukësit, e Mirditës, Lezhës, Dibrës e deri në Durrës, janë lëkundur nga tërmeti.

Epiqendra këtë herë ka qenë në fshatin Arrën të Kukësit, një zonë në kufi me Mirditën dhe Dibrën.

Sipas të dhënave nga Qendra Euro-Mesdhetare e Tërmeteve, tërmeti ka qenë 4.5 ballësh ne nje thellesi prej 10 kilometrash dhe ka zgjatur disa sekonda.

Ai ka rënë në një zonë prej 26 kilometrash nga Kukësi, 18 nga Kurbneshi.

Pak minuta me pas ka rene dhe nje tjeter termet, 3.8 ballesh, këtë here 22 kilometra larg Peshkopisë.

 

Ministria e Mbrojtjes tha se nuk ka dëme materiale nga dy lëkundjet e tërmetit.

“Sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lëkundje me magnitudë 3.8  dhe 3.9 te shkalles rihter jane ndier ne Dibër e Kukës. Nuk raportohen dëme nga shtabet e Emergjencat Civile në këto dy bashki”, sqaron Ministria.