Sigal

Rënia e tërmeteve vazhdon të jetë aktive në vendin tonë. Pas tërmeteve të javëve të fundit, dy lëkundje të reja janë ndjerë ditën e sotme në territorin e Shqipërisë.

Lëkundja e parë me magnitude 2.5 ballë është ndjerë rreth orës 06:11 në fshatin Borsh.

Tërmeti i dytë është regjistruar rreth orës dy të mëngjesit në Vinjoll të Burrelit.

Nga dy tërmetet e rëna nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.