Tërmetet, 3.8 ballë ‘lëkundin’ Kosovën, ndjehet edhe në Tiranë

195

Disa dridhje toke janë ndjerë në Prishtinë para pak çastesh. Një gjë e tillë është lajmëruar edhe nga faqja EMSC e cila merret me regjistrimin e tërmeteve dhe mësohet se magnituda e tij ka qenë 3.8 ballë.

Dridhjet janë ndjerë edhe por më të lehta edhe në Tiranë, ndërkohe epiqendra ishte 53 km nga Prishtina dhe 19 km nga Leposaviqi.

Tërmeti ka rënë në orën 17:32 të mbrëmjes së sotme.