Tërmete kemi çdo ditë/ Profesoresha që na mësoi çfarë është shkolla

310

Nga Ronaldo Daja

Duke dëgjuar zonjën ne ekran teksa fliste mu kujtua ajo shprehja qe shpesh ma përmendin prindërit: “Ne kohen tone behej shkolle, ju tani me shume talleni”.

Zonja Luljeta ka folur për me shume se një ore me fakte dhe te dhëna për shkaqet e dëmtimeve ne banesa, për cilësinë e ndërtimeve, për procedurat qe duhet te ndiqeshin për ndërtimin e tyre etj. Fliste me një pasion dhe kthjelltësi te frikshme për moshën e saj qe te nxiste dëshirën për te ndjekur një shkolle te dyte për inxhinieri.

Po me vinte turp qe nuk kisha dëgjuar me pare për zonjën Luljeta. Me disa kërkime ne internet mësova qe kishte botuar me shume se 35 libra, kishte fituar çmim nga Universiteti i Cambridge dhe se fundmi ishte larguar nga puna si pedagoge nga dekani/rektori i UPT i cili nuk kishte qofte dhe një botim te vetëm.

Nuk kisha informacion për Luljetën sepse nder vite jam mësuar qe ne televizione Lorenc Vangjeli, te beje analistin politik, analistin sportiv, inxhinierin, kuzhinierin, kamarierin, gjithologun. Ne portalet e gazetat tona kam lexuar per Zogun e Tiranes, per promovimin e librit te Angela Martinit, per librin me receta te Arbanes ku nje pjate shkon 2000 leke te reja.

Kam lexuar per telefonin 7000$ te Kujtim Gjuzit, dhuratat qe i beri Blendi goces per ditelindje, per breket e Noizyt apo se cfare hengri Mamaqi per dreke. Jo me larg se dje nje biznesmen hajvan dilte ne ekran dhe shpjegonte duke bertitur se çfare ishte kapitalizmi dhe sesi ai donte te behej nje oligark si Mane e per ta mbyllur ne fund vinte ne dukje se Kastrati ishte Kastrioti modern.

Ne vendin tone perjetojme termete cdo dite. Termet eshte kur lepiresi partiak te ze vendin e punes, termet eshte edhe kur te shfrytezojne ne pune cdo dite, pa orar, pa kontrata te mirefillta, pa te drejten per te ngritur zerin.Termet eshte kur perballesh dhe me pedagoge te paafte, nepunes servile, deputete injorante.

Bota te dridhet nen kembe kur merr vesh qe shoku i ngushte eshte nisur me kamion per ne Angli, kur sheh qe vendin e lulishtes se fundit ne lagjen tende e ka zene nje gradaçele, kur vendin e Shtetit Social e ze Elvis Naçi, kur nje shtet me rreth 3 milion banore nuk ka qofte edhe nje qen te vetem per kerkim-shpetim.

Njejte eshte edhe kur sheh ushtaret e zjarrfikesit tane te keqpaguar qe ndihen aq te pafuqishem teksa heqin mbetje me duar si te ishin duke pastruar bregdetet. Termet eshte edhe kur ushtria ende e pa formuar e Kosoves mobilizohet me shpejt, eshte me e pajisur dhe pergatitur se ushtria jone. Dhe perseri termet do jete kur jo me larg se veren e ardhshme atyre qe sot i quajme vellezer do i dyfishojme çmimet e hoteleve dhe sherbimeve.

Nuk eshte termet si ai i mengjesit te 26 Nentorit, ama edhe ky vret, ngadale, çdo dite pa e kuptuar.