Tërmet në jug të vendit, ja ku ishte epiqendra

541
Sigal

Lëkundje tërmeti gjatë orëve të para të mëngjesit janë ndjerë në Jug të Shqipërisë. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti ka qenë më magnitudë 2.2 dhe është ndjerë rreth orës 03:22 të mëngjesit 20 km në Juglindje të Vlorës, në Gjorm.

Tërmeti ka qenë në thellësi 9 km dhe është ndjerë dhe në fshatrat përreth.
Ndërkohë ditën e djeshme pati lëkundje tërmeti më të forta sërish në Jug po këtë radhë 4 km nga Lukova, në Piqeras, me magnitudë 3.