Tërmet i fuqishëm në brigjet e Adriatikut/ Evakuohen shkollat

806
Sigal

Një tërmet i fortë goditi paraditen e sotme.

Sipas të dhënave të para, tërmeti ndodhi në orën 10:13 të mëngjesit dhe goditi zonën e Barlettas.

Tërmeti ra 4 km në juglindje të Barlettas dhe ishte i një magnitude mes 3.7 dhe 4.2 ballë.

Lëkundjen janë ndier edhe në vendin tonë.

Shkollat në Barletta u evakuuan dhe njerëzit vrapuan të iknin nga shtëpitë.

Qindra telefonata janë bërë në Brigadën e Zjarrfikësve, por për momentin nuk është raportuar asnjë dëm.