Tërhiqet qeveria, dalin nga greva e urisë banorët e Zharrëzës

488
Sigal

Të 10 banorët e fshatit Zharrëz në Fier kanë lënë
grevën e urisë pasditen e së sotmes.

Kjo erdhi pasi u njoftuan nga deputetë të Fierit dhe
kryetari i njësisë administrative për vendimin e marrë nga qeveria për ngritjen
e një komisioni ndërministror që të nisin hetimet për shkaqet e lëkundjes së
tokës.

Prej një jave banorët ishin në grevë urie.

Fshati Zharrëz i Bashkisë së Patosit është në
epiqendrën e lëkundjeve të tokës për të cilat banorët akuzojnë kompanitë naftë
nxjerrëse. Këto të fundit dyshohet se për të përfituar sasi të mëdha nafte në
kohë të shkurtër kryejnë operacione në thellësi të mëdha duke shkaktuar
shpërthime nëntokësore.