Sigal

AMA ka shtyrë deri në 15 Janar 2019 procesin e dixhitalizimit për qytetin e Tiranës dhe të Durrësit, më pak se 24 orë nga fikja e transmetimeve analoge, ku qindra qytetarë janë detyruar që të presin me orë të tëra në pikat e shitjes për të blerë një dekoder.

Ndërkohë që AMA nuk ka dhënë asnjë sqarim se pse është marrë ky vendim, në një kohë që qytetarët janë detyruar që të presin me orë të tëra në rradhë për dekoderët, shpesheherë dhe në kushtet e pamundësisë ekonomike.

Ndërkohë që Sala u shpreh se një pjesë e dekodereve që janë në treg do të verifikohen, pasi nuk plotësojnë standardet.

“Kemi detyrim nga BE që procesi i dixhitalizimit të mbyllet sa më shpejtë. Nuk ka të humbur nga ky proces. Ne do e shtyjmë atë deri në 15 Janar të vitit të ardhshëm”, u shpreh Gentian Sala.

Shumë qytetarë u shprehën dje për Fax News se kostoja prej 3 mijë lekësh të reja është e papërballueshme për ta, e megjithatë edhe pse me para borxh ata ishin detyruar që ta blinin.

Ndërkohë që sot askush nuk jep llogari lidhur me dëmin, qoftë edhe emocional që këtyre familjeve u është shkaktuar.