Sigal

Zbulohet shuma e grabitur në Memaliaj, pas sulmit dhe plagosjes së një kampisti dhe bashkëshortes së tij. Dyshohet se grabitësit kanë marrë një shumë prej 10 milionë lekësh dhe më pas janë larguar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, kur persona të paidentifikuar sulmuan dhe plagosën një kambist dhe gruan e tij në qytetin  e Memaliajt. Sipas të dhënave të para ngjarja ka ndodhur në momentin kur çifti i bashkëshortëve po mbyllte biznesin  e tyre.

Pre e dhunës kanë rënë Mustafa Mustafai, 70 vjeç dhe bashkëshortja, Thëllëza Mustafai 67 vjeç.

Ata janë qëlluar me thikë nga grabitësit dhe për pasojë janë transportuar me urgjencë në spital ku ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.