Tepelenë/ U kapën me kanabis në veturë, arrestohen tre persona

519
Sigal

Tre persona janë arrestuar këtë të shtunë në aksin rrugor Memaliaj-Luftinjë për prodhim dhe shitje të lëndës narkotike kanabis.

Policia vendosi  në pranga L. C. 28 vjeç, N.K, 21 vjeç dhe F.Ç. 43 vjeç, banues në fshatrat Xhafaj e Dervishaj, pas një informacioni të marrë nga qytetarët se disa persona shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla në zonën e Memaliajt.

L.C dhe N.K udhëtonin sëbashku në një automjet ndërsa F.Ç udhëtonte i vetëm, kur u ndaluan nga policia. Këta të fundit, gjatë kontrolleve të ushtruara fizike e në automjet, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 doza me lëndë narkotike kanabis sativa.

Materialet në ngarkim të personave të mësipërm iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve ”.