Tepelenë/ Sekuestrohet rreth 35 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, një pjesë në formë çokollate

68

Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve,në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit,   si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi K.M dispononte lëndë narkotike të cilën po e përpunonte  në formë çokollate, nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër  është organizuar dhe finalizuar  operacioni “Përpunimi”

Si rezultat i operacionit  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: K.M., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Turan, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 35 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa (ku 1.6 kilogramë ishte në formë çokollate),  si dhe 14 kubikë ku ishin  kultivuar fara kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.