Tepelenë, sekuestrohet 7 kg cannabis, në pranga poseduesi

506
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva dhe ka arrestuar poseduesin e saj.

Në pranga mësohet se është vënë Aleksandër Birbili, 27 vjeç, banues në fshatin Bënçë, Tepelenë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet një sasi prej 7 kg lëndë Cannabis Sattiva.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia thotë se ka shpallur edhe dy persona në kërkim, përkatësisht Ll.N dhe E.M.
Sigal