Tepelenë/ Sekuestrohen 520 kg kanabis, në pranga 34-vjeçari

475
Sigal

Gazeta Telegraf/ 

Kurvelesh,Tepelenë.

Zhvillohen dy Operacione anti Cannabis.

Sekuestrohen 520 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Një person në pranga.

Nga efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u zhvilluan dy operacione anti Cannabis.

Si rezultat i operacioneve në vendin e quajtur “Minierat e Gusmarit”, në Kurvelesh në një objekt të braktisur u kap ne flagrancë shtetasi:

Astrit Selmani, 34 vjeç, banues në Borsh,  Sarandë.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë objekt u gjetën dhe u sekuestruan 30 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar dhe 180 kg lëndë narkotike në proces tharje.

Gjithashtu  nga operacioni i zhvilluar në fshatin Nivicë, në afërsi të rezervuarit, në dy kasolle u konstatuan bimë narkotike në proces tharje.

Nga kontrolli i ushtruar në këto dy kasolle u gjetën 310 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva në proces tharje si dhe bimë të kultivuara.

Bimët e kultivuara u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autoreve.