Sigal

Ka qenë duke peshkuar në lumin Vjosë, por aksidentalisht, kallami i peshkimit ka prekur telat e linjës elektrike. Ngjarja ka ndodhur në Tepelene. Për pasojë, 50-vjeçari i goditur nga rryma, ka përfunduar në spital.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 09. 09. 2018, në afërsi të fshatit Iliras, Memaliaj, duke peshkuar në lumin Vjosë me kallam, shtetasi I. M., vjeç 50, banues në Berat, aksidentalisht ka prekur me kallamin e peshkimit në linjat e tensionit të energjisë elektrike dhe si pasojë është dëmtuar dhe dërguar në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për ngjarje aksidentale.