Sigal

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A.A, 45 vjeç, banues në Tepelenë, dhe

– A.A, 41 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin E.N, 22 vjeç, banues në Tepelenë, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së  Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 88 i Kodit Penal.