Tepelenë-Gjirokastër, asgjësohen 328 bimë narkotike Canabis

60
Policia e Tepelenës në vijim të operacioneve antikanabis për “zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën ekultivimit të bimëve narkotike”, kanë bërë të mundur asgjësimin e 328 bimë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.
Burime nga policia bëjnë të ditur se kontrolli u zhvillua në vendin e quajtur “Gropa Derrit”, mbifshatin Peshtan, komuna Qendër, rrethi Tepelenë u gjetën të kultivuara në gropa, në një parcelë hapur rishtas në pyll, 306 bime narkotike. Bimët narkotike varionin me një lartësi 12-20 cm, ku 276 bimë narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa 30 prej tyre u morën në cilësinë e provës materiale. 
Ndërsa në Gjirokastër po në vijim të operacioneve për ndalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në Komunën Cepo, në pyllin e fshatit Plesat, u gjetën të mbjella dhe asgjësuan 22 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Policia në të dyja rastet ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.