Sigal

Një ngjarje e rënsë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Tepelenes, ku shtetasi Edmir Korçari ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin O.D për motive të dobëta, por fatmirësisht i ka shkaktuar këtij të fundit vetëm  plagë të lehta, dhe më pas është bërë i mundur arrestimi i tij nga policia.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Specialistët

për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Edmir Korçari, 31 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në hyrje të qytetit  për motive të dobëta, ka debatuar e më pas ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin O.D, 58 vjeç, banues në Fier, duke i shkaktuar plagë të lehta.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i thikës si dhe 1700 lekë.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76, 22 dhe 279 të  Kodit Penal.