Sigal

Eshtë ndaluar nga polcia një shtetas i dënuar me 6 vjet burg për veprën penale ” Vjedhja me dhunë”.

Policia e Tepelenës bëri arrestimin e shtetasit në kërkim Juljan Islamaj, 28 vjeç, banues në Vlorë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, me Vendimin nr.627. datë 19.04.2017, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”

I arrestuari ka qënë një nga autorët e ngjarjes të ndodhur më datë 29.04.2016, ku në segmetin rrugor Krahës-Memaliaj, i kanë vjedhur me dhunë  shtetasit M.L, nje sasi lekësh dhe sende të tjera.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme,  neni 130 dhe 25 i Kodit Penal.