Tepelenë/ Asgjësohen 3.883 bimë narkotike, autorët në kërkim

507
Policia e Tepelenës vijon ende me operacionet kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Në sajë të një operacioni të ndërmarrë në zbatim te planit të operacionit të koduar “ NIVICA – 2015 ”, në vendin e quajtur “Medarov – Llufë” të fshatit Nivicë, komuna Kurvelesh, Tepelenë u gjetën 3.883 bime narkotike, e llojit Canabis Sativa.
Burime nga policia bëjnë të ditur se bimët narkotike ishin të kultivuara në gropa, në tre parcela të hapura rishtas e të lidhura me njëra tjetrën, të cilat arrinin një lartësi 20-40 cm. Pas asgjësimit të lëndës narkotike u morën 30 prej tyre në cilësin e provës materiale.
Policia ka nisur hetimet për idenftifikimin dhe kapjen e kultivuesve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër,për veprën penale “Kultivim të lëndëve narkotike”.
Sigal