Tepelenë/ Arratiset mësuesi pedofil

617
Sigal

Arratiset mësuesi 63-vjeçar nga Tepelena i cili u denoncua për ngacmim seksual ndaj nxënëses së tij 11-vjeçare. Gjykata e Gjirokastrës e la në detyrim paraqitje për akuzat, ndërsa prej dy ditësh ai është larguar nga banesa.

Akuzohej për pedofili, mësuesi 63-vjeçar nga Tepelena arratiset nga Shqipëria.

Ai u denoncua nga familjarët e nxënëses 11-vjeçare se e kishte ngacmuar seksualisht, ndërsa Gjykata e Gjirokastrës e la të lirë në 8 qershor.

Familja e mësuesit dhe e vajzës ishin fqinjë nga fqinjë nga fshati Luftinjë, kishin hyrje dhe dalje familjare, por sipas prindërve të vajzës, ai e ka ngacmuar vajzën prej 2 vjetësh.

Edhe pse u arrestua nga policia dhe prokuroria nisi një hetim ndaj tij, gjykatësja Mirela Kore liroi mësuesin pa u analizuar të gjitha rrethanat dhe provat e servirura nga organi i akuzës. M.D iu dha masa detyrim paraqitje, shkruan Shqiptarja.com.

Lirimi i mësuesit solli përkeqësimin e gnejdes psikologjike të vajzës, e cila sipas familjarëve ka tentuar vetëhelmimin. Prej dy ditësh ai është larguar nga banesa dhe ende nuk dihet vendndodhja e mësuesit 63-vjeçar, për të cilin dyshohet se është larguar jashtë vendit.