Tepelena, ja 18 investime dhe projekte kryesore të zhvillimit urban e social-ekonomik

1511
Historia e ndryshimeve infrastrukturore në Tepelenë, ka nisur vrullshëm, konkretisht, funksionalisht e cilësisht pas korrikut të vitit 2011-s, kur në krye të bashkisë u votëbesua ekipi drejtues “Peçi”. I cili që prej 6 vitesh vazhdon e “flet” konkretisht me bilanc ndryshimesh për t’u përshëndetur, duke nisur këtë ndryshim, jo me citate, por me njohjen e gjendjes, problematikave. Prej 6 vitesh, vazhdon komunikimi me komunitetin, sepse bashkia nuk janë muret, tavolinat dhe dosjet, por njerëzit që presin shërbime, duke e bërë komunitetin pjesë të diskutimit, orientimit dhe miratimit të çdo qindarke buxheti, me destinacion sipas nevoja të tyre. 

1. Rruga e Leklit, meqenëse u përmend është aplikuar në FSHZH dhe pret miratimin.
2. Rruga Dragot- Pasarelë, tashmë e konfirmuar dhe pret vetëm lëvrimin e fondit.
3. Shtëpia e Ali Pashës në Beçisht, projekti IPA, pret vetëm çeljen e punimeve.
4. Projekti Parkut Eolik, zona Majkosh, pret nisjen e punimeve në muajin pasardhës. (13 milionë euro, 65-70 të punësuar)
5. Projekti për zhvillimin e turizmit dhe lidhja me zonën bregdetare.
6. Rruga e njësisë së Lopësit që e kemi aq merak, tashmë e kemi hequr nga rrugët nacionale për t’i përgjysmuar kostot dhe jemi duke zhvilluar projektin për rrugën Salarisë si rrugë dytësore dhe për të vijuar më tej. 
7. Projekti i Stacionit Zjarrfikës – në bisedime me donatorë holandezë dhe të tjerë.
8. Projekti i rrjetit të shpërndarjes së ujësjellësit në qytet – nis në muajit pasardhës.
9. Zona e Ujit të Ftohtë – nis me zhvillimin e një projekti super luksoz përmes linjës e partneritetit publik-privat. 
10. Rijetëzimi i rrugëve të brendshme të Kalasë dhe çlirimi hapësirës rreth saj – Nis zbatimin në 2018.
11 Tre projekte për rrugët e brendshme të qytetit, pjesët e mbetura tashmë – Nisin zbatimin në 2018.
12. Kanalet ujitëse Kodër – Lekël dhe Luzat rreth 200 ha tokë ujitet me rrjedhje të lirë dhe është në dispozicion të fermerëve prej 3 muajsh.
13. Realizimi i dy shkollave me kushtet më bashkëkohore, në fshatrat Hormovë dhe Progonat me donatorë.
14. Projektet për rivitalizimin e qëndrave në fshatrave dhe lagjeve të qytetit, në 8 të tilla, ndërsa ka nisur puna në fshatin Veliqot.
15. Rikonstruksioni i gjimnazit “Abaz Shehu” dhe rehabilitimi i zonës së spitalit.
16. Projekte në zbatim si Lagjja “15 shtatori” në qytet dhe qendra sportive multi-funksionale.
17. Projekti i Rrugës së Kurveleshit, i cili po shkon drejt mbylljes së Lotit 1 dhe nis Lotin 2 me përfundimin e plotë të saj.
18. Ka filluar të projektohet rruga Gusmar-Kuç, për të realizuar projektin në “Via Egnatia”.
Sigal