Tentuan të vrasin 21-vjeçarin në Shkodër, një në pranga një tjetër shpallet në kërkim

662
Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas tentativës së një vrasjeje.
“Sot rreth ores 10:40 pas informacioneve te marra dhe veprimeve te shpejta policore eshte bere e mundur te parandalohet nje ngjarje e rende kriminale ndaj nje shtetasi,” shkruhet në njoftimin e policisë. 30-vjeçari F.G dhe 21-vjeçari Besmir Arrsi, të dy banues në Shkodër, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin, N.P. 21 vjeç.

Pas ngjarjes është bërë i mundur gjatë tentativës për t’ju larguar shërbimeve të policisë duke u kapur dhe arrestuar në flagrancë Besmir Arrsi, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në vendngjarje, u gjet dhe u sekuestrua ne cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 15 fishekë.

Konflikti mes shtetasve po hetohet dhe paraprakisht dyshohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.
Sigal