Tentuan të vjedhin 2 kuintal bakër në një banesë dhe i lëshuan 6 qen ‘Rotveiler’ policisë, kapet shqiptari dhe 2 të tjerë

515
Sigal

Një bandë hajdutësh, ku bënte pjesë një shqiptar, është shkatërruar nga policia italiane në qytetin e Ravenna-s.

Shqiptari, bashkë me një 31-vjeçar palermitan dhe një 43-vjeçar rumun, të ashtuquajturit hajdutët e “arit të kuq” u arrestuan pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur 2 kuintal bakër në një banesë.

Karabinierët e zonës, gjatë operacioneve të vazhdueshme për t’i dhënë fund vjedhjes së banesave, vunë re disa lëvizje të dyshimta në një shtëpi në zonën Marina Romea.

Duke i ndjekur në distancë, karabinierët vendosën të hidheshin në sulm për të neutralizuar hajdutët. Pikërisht në këtë moment, grabitësit lëshuan disa qen të racës Rotveiler për t’iu shmangur arrestimit, raporton RavenaToday.

Megjithatë policia italiane arriti të kapte hajdutët, dhe në furgonin e tyre sekuestruan bakrin e vjedhur që arrinte një shifër rreth 2000 euro.