Tenton të udhëtojë me dokument fals drejt Anglisë, arrestohet 46 vjeçari në Rinas

559
Një 46-vjeçar është arrestuar sot në Rinas pasi ka tentuar të udhëtojë me një kartë identiteti italiane të falsifikuar.
Altin Merko nga Vlora, synonte që përmes mjetit të identifikues të falsifikuar të shkonte në Greqi më pas prej aty të udhëtonte drejt Anglisë.
Altin Merko u arrestua nga efektivët e policisë në aeroportin e Rinasit ndërsa është shoqëruar në komisariat për të vijuar procedurën e mëtejshme.
Sigal