Tenton të kalojë në kufi me 12 mijë €, policia bllokon një shtetas të huaj

569
Një shtetas nga Qipro është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi dispononte me vete një sasitë madhe lekësh të padeklaruara.
Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, por mësohet se ai do hetohet në gjendje të lirë me 12 mije e 500 euro. Atij i janë bllokuar paratë për shkak se nuk ka deklaruar shumën teksa kalonte kufirin, shkruan report.tv. I pyetur nga policia në pikën e kalimit kufitar, qiprioti është shprehur se paratë janë të tijat, por nuk e dinte që duhej t’i deklaronte. 
“Eurot janë të miat. Nuk e dija që duhet t’i deklaroja”. Pas dëshmisë në polici, qiprioti është lejuar të largohet në drejtim të Greqisë, ndërsa paratë janë bllokuar.
Sigal