Tenton ta përdhunojë 42-vjeçaren, ja si e pëson korçari

589
Tenton të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, por 50-vjeçari përfundon në pranga të policisë.
Rasti është shënuar në Devoll, ku policia ka njoftuar se ka arrestuar shtetasin Hysni G, 50 vjeç, banues në njësinë administrative Qendër-Bilisht.
Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga një shtetase 42-vjeçare, e cila ka deklaruar se më datë 12.09.2017, shtetasi i mësipërm ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me këtë të fundit.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” ngelur në tentativë, parashikuar nga nenet 102 e 22 të Kodit Penal.
Sigal