Tentoi të vrasë vjehrrën, lirohet nusja e Shijakut! Dëshmia befasuese që dha për vjehrrin

532
Krimet e Rënda lirojnë nga burgu 19-vjeçaren Elda Tanushi, nusja që u ndalua nga policia e Durrësit me akuzën e tentativës së vrasjes brenda familjes pasi tentoi të helmonte vjehrrën e saj.

Ka qenë gjyqtarja Ilirjana Olldashi e cila ka caktuar ndaj të resë masën e sigurisë arrest në shtëpi duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të saj.

Avokati i ka kërkuar trupit gjykues një masë më të butë se ajo e kërkuar nga prokurori, duke argumentuar me rrethanat dhe gjendjen sociale në të cilat është ndodhur Elda Tanushi, si dhe fakti që nga veprimet e saj nuk ka pasur asnjë pasojë. Prokuroria ka urdhëruar edhe kryerjen e ekspertizës së lëndës që pretendohet se është helmuese.

Në sallën e gjykimit e reja ka pranuar konfliktet me vjehrrën dhe vjehrrin, por ka mohuar të ketë dashur të vrasë vjehrrën e saj.

“Kam hedhur ilaç mizash në një gotë kosi. Unë nuk kisha për qëllim të vrisja vjehrrën”, ka dëshmuar e reja në një deklarim të mbushur me fraza konfuze. Më tej ajo ka theksuar dhe faktin se ishte vjehrri që e kishte ngacmuar seksualisht.

“Vjehrri më ngacmonte seksualisht, se burri im ishte në Greqi”, është shprehur ajo.

Elda Tanushi u arrestua pak ditë më parë nga policia e Durrësit, pasi tentoi të helmonte vjehrrën e saj Arjana Stafa.

Ajo i ka hedhur vjehrrës një sasi helmi në gotën e kosit, por fatmirësisht ajo nuk pati shqetësime serioze për jetën.
Sigal