Tentoi të vetëhelmohet me fostoksinë, i riu në gjendje të rëndë

1151
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, aty ku një 22 vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës me fostoksinë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa ai është gjetur nga familjarët të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë.
Sipas policisë i riu me iniciale A.C, ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
“Më datë 09.05.2018, në banesë, në lagjen “Vasil Shanto”, është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasi A.C, vjeç 22, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal”, njofton policia.
Sigal