Tentoi të korruptojë policin me 2 mijë lekë, arrestohet shoferi i një fugoni që transportonte nxënës

504
Sigal

Gazeta Telegraf/

Shoferi i një furgoni që transportonte nxënës është vënë në
pranga pasi u kap duke i dhënë 20 mijë lekë të vjetra policit të rrugores.

Në pranga për akuzën e “mitdhënies”
është vënë Shpëtim Mema, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij personi u bë pasi
në rrugën e “Elbasanit”, duke udhëtuar me mjetin tip “Mercedes Benz”,
me targë AB 709 T, i ka ofruar 2.000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit
rrugor për ta falur për shkeljen e bërë, për drejtim mjeti me pasagjerë nën
moshë, nxënës të një shkolle 9 vjeçare,të pa siguruar me rrip sigurimi.

Dosja i
ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Korrupsion aktiv i
personave që ushtrojnë funksione publike”